4 vite RMV në NATO/ Tetovarët njihen me pajisjet dhe aftësitë ushtarake të ARMV-SË

4 VITE RMV NË NATO

4-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës, shënohet edhe në Tetovë, me ditë të hapur të Armatës.

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska bashkë me Kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, Gjeneral – Nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski, në Tetovë morën pjesë në prezantimin e pajisjeve dhe aftësive ushtarake të pjesëtarëve të Armatës, në kuadër të Ditëve të Hapura të Armatës, me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Anëtarësimi në NATO, sipas Ministres, ka një rëndësi të madhe strategjike, kurse përmes ditëve të hapura, qytetarët, të cilët kanë besim më të madh tek Armata, nga afër janë njohur me pajisjet ushtarake por edhe me pjesëtarët e ARMV-së.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë ndarë të kënaqur nga interesimi I madh dhe vizita e tetovarëve.

Në Tetovë mund të shiheshin pajisje të ndryshme ushtarake, demostrim të aftësive të forcave speciale si dhe prezantimi I Orkestrit ushtarak. /tvklan.mk/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *