Struga Trim&Lum dhe Shkupi shënojnë fitore, ngec Shkëndija

Java e 23-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit solli katër fitore për ekipet vendase, dhe dy barazime, ku u shënuan 13 gola. Struga Trim&Lum dhe Shkupi shënuan fitore, ndërsa Shkëndija barazoi në Tetovë.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija dhe Voska Sport barazuan duke luajtur pa gola. Gjatë 90’ minutave lojë dy ekipet patën rastet e tyre, ndërsa në minutën e 80’ Çinari nuk realizoi penaltinë për vendasit. Heroi i kësaj ndeshje ishte portieri mysafir Konstandin Zahov. Sipas trajnerit të Shkëndisë Beqiri, rezultati është dëshpërues.

Jeton Beqiri – trajner i KF Shkëndija:

“Barazim dëshpërues, barazim të cilin ne nuk e planifikonim, por kështu e ka futbolli. Ne nuk kishim dit të mirë për dallim nga dy ndeshjet e kaluara ku dominuam me lojë dhe futboll, edhe sot dominuam por nuk ishte ajo Shkëndijë të cilën ne e duam, nuk kishte agresivitet, nuk patëm shumë raste për gol për hir të së vërtetës, pavarësisht se  kundërshtari ishte i vendosur që të marr barazimin, por loja jonë nuk ishte në nivelin e duhur”.

Ndërsa për ekipin e Voska Sport presioni e bëri të veten ndërsa loja ishte si thikë me dy tehe.

Fatjon Jusufi – futbollist i Voska Sport

“Patëm disa shanse me kundërsulme, gjë që nuk u realizua, mirëpo sërish jemi të kënaqur me këtë pikë pasi ne luftojmë për pjesën e poshtme të tabelës, ajo është një fakt, Shkëndija lufton për pjesën e sipërme, por në bazë të asaj se si shkoj loja jemi të kënaqur me pikën që e kemi marrë dhe respekt për publikun tetovar, respekt për të gjithë stadiumin të cilët na kanë pritur shumë mirë dhe kanë treguar kulturë sportive.”

Në ndeshjet tjera Struga Trim&Lum shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër AP Brera, Shkupi mundi Rabotniçkin me rezultat 3:2, Tikveshi fitoi ndaj Bregalnicës 2:1, ndërsa Sileksi mundi Makedonija GJ.P. me rezultat 1:0. Ndeshja Gostivari – Vardari, përfundoi pa gola. Pas javës së 23-të, tabelën e kryeson Struga Trim&Lum me 48 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 47 pikë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *