“Zgjedhjet presidenciale”, skadon sot afati për mbledhjen e nënshkrimeve

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme do të zgjasë deri në mesnatë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 15 kandidatët e regjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, 10.000 nënshkrimet e nevojshme deri më tani i ka mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, i cili ka 22.411 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE-ja 28.086, Bujar Osmani nga BDI – 11.085, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN” – 10.710, kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski – 11.278, Maksim Dimitrievski lideri i “ZNAM-Për Maqedoninë tonë” – 11.605 dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta” – 10.528 nënshkrime.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *