Xhaferi: Qytetarët kanë kohë deri në zgjedhje të nxjerrin dokumentet e reja!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE PARLAMENTARE

Qytetarët kanë kohë të mjaftueshme për tu pajisur me dokumente të reja në ditën e zgjedhjeve. Kështu ka deklaruar kryeministri Talat Xhaferi i cili ka shtuar se fillimisht duhet t’i jepet përparësi të drejtës së qytetarit të inicojë në kohë kërkesë adekuate për dokument, ndërsa më pas është obligim i tyre të dalin me një vendim se çfarë dhe si të veprojnë.

“Duke pasur parasysh se, ka edhe 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, 100 mijë personat që nuk kanë dokumente, me këtë dinamikë gjatë muajit mars të gjithë mund të pajisen me dokumente adekuate. Por, qytetari duhet të iniciojë kërkesa, nëse nuk ka letërnjoftim. Do të thotë, një qytetar për një muaj mund të nxjerrë dokument” – tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Ai shtoi se, në bazë të raportit të Ministrisë së Brendshme, nga 1 shkurti deri më 29 shkurt janë bërë 123 mijë e 983 aplikime për pasaporta.

“Janë përgatitur 95 mijë e 276 dokumente pasaporta, janë bë 82 mijë e 235 aplikime për letërnjoftime, janë dhënë 71 mijë e 410 letërnjoftime janë bërë 46 mijë e 280 aplikime për leje qarkullimi, janë përgatit 39 mijë e 552 leje qarkullimi. Këto janë të dhëna që i ka dërguar MPB”  – tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Për momentin mbetet e paqartë nëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mund të votojnë edhe qytetarët që kanë dokumente me emrin e vjetër kushtetues të shteti. Ditë më parë, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski propozoi që qytetarëve të cilën do të arrijnë të pajisen me dokumente të reja, t’u mundësohet që edhe në këto zgjedhje, të votojnë me dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, në rast se ato kanë afat. /tvklan.mk/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *