Tre krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhet, Osmani, Konjufca e Kurti pritet t’i nisin nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.
Kjo do të bëhet në nderim të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.