Korridori 8/ Xhaferi: Pres që autostrada Gostivar – Kërçovë të përfundojë më 2027

Korridori 8 është një megaprojekt dhe lidhje tejet e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut me fqinjtë dhe me Evropën – tha Kryeministri Talat Xhaferi gjatë inspektimit të punëve ndërtimore në pjesën e autostradës, Gostivar – Bukojçanë, pjesë e projektit të Korridorit 8.

“Jemi në pikën e fillimit të punimeve në realizimin e projektit mega korridorin 8, pjesë e së cilës është edhe korridori 10D. Punimet do të zgjasin deri në fund të 2027-tës. Duke marrë parasysh se punëmarrësit apo punë kryesit projektet që i kanë realizuar në rajon i kanë kryer në kohë dhe se s’ka dilema se edhe ky projekt do të realizohet në kohë. Projekti i Korridorit 8 është një lidhje midis Adriatikut dhe Detit të Zi, gjë që e bën këtë Korridor të një rëndësie të veçantë”, tha Talat Xhaferi.

Drejtori përgjegjës I projektit në konzorciumin “Behtel dhe Enka”, Xhoshua Bejker, ka theksuar se për momentin të punësuar janë 400 persona, gjysma prej tyre banorë lokal, kurse 11% janë gra.

“Për momentin nisin gërmimet dhe transportimi i materialit që do të shfrytëzsohet për autostradën Gostiva – Tetovë dhe 300 maqina janë aktive. Kemi nënshkruar 350 marrëveshje me nënkontraktorë prej të cilëve 70% janë nga Maqedonia e Veriut”, tha Xhoshua Bejker.

I pyetur lidhur me kërkesat e banorëve të fshtarave Banjicë e Poshtme dhe Epërme që kampi për punëtorët ndërtimor të ndërtohet në hapësirën e depove të vjetra ushtarake dhe paralajmërimeve për bllokimin e punëve, Kryeministri Xhaferi ka bërë të ditur se ka thirrur një takim me ta, sic tha, si obligim për të biseduar dhe zgjidhur kërkesat e të gjitha palëve./tvklan.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *