Sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, 10.000 nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët i ka mbledhur Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilin kanë nënshkruar 10.528 qytetarë.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, pas Osmanit, më afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve janë lideri i “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura, kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, Arben Tarvari i cili ka mbledhur 7.513, kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërsa kandidati i OQM Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime.Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski ka 682 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 186, Zorica Cvetkovska – 99, Gospodin Poposki ka 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski.