Amir Rrahmani kthehet në Napoli

Federata e futbollit të Kosovës njofton kthimin e Amir Rrahmanit tek klubi i tij Napoli, shkruan Zeri.info.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk arriti të ia dal të shërohet nga lëndimin për ndeshjet që i ka Kosova në ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.

Përmes faqes zyrtare FFK-ja ka njoftuar se ai do të kthehet në Itali tek skuadra e tij.

Njoftimi i FFK-së pa ndërhyrje:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.
Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *