Kosova, miqësore me Lituaninë/ Përpara fillimit të kualifikueseve të botërorit 2022

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë sot në mbrëmje në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Lituaninë në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2022 që skuadra e Bernard Challandes do t’i nisë me 2 sfida të vështira ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Trajneri zviceran theksoi se miqësorja me Lituaninë vjen në një moment të mirë për skuadrën e tij dhe se ajo është një sfidë e rëndësishme

Bernard Challandes/Trajner i Kosovës: Jemi para një fushate të re kualifikuese për botërorin 2022, megjithatë para se të fillojmë atë, kemi një miqësore me rëndësi kundër Lituanisë. Besoj se është ndeshje që vjen në moment të mirë për ne, ndaj një kundërshtari të fortë dhe besoj që nuk do të jetë ndeshje miqësore, por është ndeshje me rëndësi të madhe për mua, lojtaret dhe për ekipin kombëtar në përgjithësi që ta nisim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëjmë një paraqitjen më të mirë të mundshme.

Për ndeshjen me Lituaninë foli edhe Valon Berisha që ashtu sikurse edhe trajneri i tij e konsideron sfidën të rëndësishme.

Valon Berisha/Futbollist i Kosovës: Edhe për mua si lojtar, por edhe për neve si ekip, ma merr mendja që këto tri lojë janë të rëndësishme. Por, edhe e para, miqësorja është e rëndësishme se s’kemi luajtur bashkë gati që një vit, krejt lojtarët s’jemi grumbulluar dhe duhet të kthehemi përsëri me një ritëm, për t’ia nisur prej zeros 2021-ën. Ma merr mendja që me rëndësi është loja e parë miqësore, që të merret me entuziazëm për të hyrë në dy ndeshjet që janë më të vështira dhe më të rëndësishme.

Sfida miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *