Ky prezantim bëhet në kuadër të Projektit që realizohet nga shoqata Renesansa
“ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”
#CNVP #PONT #SustainableUseOfNaturalResources #Shar #KorabKoritnik #AlbanianAlps #MeetOurGrantees #Renesansa
Idriz Idrizi, është një ndër mbledhësit e radhë dhe kultivues i produkteve jodruore i cili për në shumë se 15 vite merret me këtë veprimtari, ndërsa në tregun e Tetovës e gjen çdo të enjte duke shitur lloje të ndryshme të çajit, aronia, manaferra, dredhëza të egra siç i quante ai dhe shumë produkte tjera.
Përgjatë këtyre viteve ai ka përshkruar pothuajse gjithë Malin Sharr, sidomos pjesën nga Tetova deri në kufi me Kosovën. Në këtë rajon thotë Idrizi ka shumë lloje të çajit dhe bimëve tjera të cilat zakonisht kanë sezonin e mbledhjes që nis në muajin maj dhe përfundon në muajin gusht ose më së voni në shtator. Unë mbledh lule çaji, pastaj përgjatë tre ditëve i thajë në errësirë, pra nuk duhet të jenë ekspozuar në diell sepse e humbasin shijen. Pas tre ditëve mund ti paketojë të kuti të cilat duhet të rruhen në hije . Është një proces jo shumë i vështirë, por duhet të kemi kujdes sidomos gjatë kohës ku i vendosim dhe të mos ketë lagështi ose dritë. Nuk flas për përfitimet ekonomike të cilat janë standarte, por mua kënaqësi më tepër më jep fakti që shumë njerëz kërkon çajin sepse është shumë shërues. Tek ne banorët kanë nevojë për t’i informuar dhe për tu shpjeguar mënyrën e mbledhjes, kultivimit, ruajtjes e deri në procesin final atë të shitjes. Koka murrizi dhe lule murrizi mblidhen në muajin e pestë dhe janë shumë shëruese sidomos për të stabilizuar qarkullimin e gjakut dhe zemrës. Çaji i malit përdoret si përbërës kundër kollës. Kjo barishte ndikon mirë edhe në pastrimin e gjakut. Nga jashtë , prapë çaji I malit përdoret për kurim të plagëve dhe ekzemave. Këtë e përdorim në këtë mënyrë : Dy lugë nga barishtja e tharë përzihen me 200ml ujë të zier. Lihet të qëndroj 15 minuta, pastaj kullohet. Çaji pihet me nga tre gota në ditë. Po ashtu thotë Idriz Idrizi, thotë se një ndër çajet më të përdorura është edhe çaji I luleshtrydhes ku për përgatitjen e ilaçit përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Në mjekësinë zyrtare barishtja përdoret si lule, ose kurse në mjekësinë popullore mblidhen dhe lulet në mënyrë të veçantë. Sipas tij përgatitja bëhet në këtë mënyrë: Zakonisht çaji përgatitet nga pjesët e thara dhe thërrmuara të rrënjës. Një lugë prej rrënjës hidhet në 2 dl ujë, zihet për 15 minuta kullohet dhe më pas pihet, por pa sheqer.
#CNVP #PONT #SustainableUseOfNaturalResources #Shar #KorabKoritnik #AlbanianAlps #MeetOurGrantees #Renesansa