Një shtetas 32 vjeç i Maqedonisë së Veriut është vrarë në Esen të Gjermanisë, përcjell TV21. Ai është rrahur për vdekje pas një zënke me dy shtetas të Eritreas.
Zënka është shndërruar në përleshje në të cilën shtetasi maqedonas është goditur me një gjësend të mprehtë, njofton policia gjermane.Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë spital, si pasojë e plagëve. Hetuesia gjermane tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj njërit prej dy personave të përfshirë në përleshje. Me kërkesë të prokurorisë publike në Esen, ai është dërguar para një gjyqtari, i cili i shqiptoi masën e paraburgimit, nën dyshime për vrasje.