Korridori 8/ Rustemi: Nga mesi i Marsit do fillohet me ndërtimin e pjesëve të caktuara të rrugës

Në emisionin Ora e Parë, drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë, Ejup Rustemi ka folur edhe për Korridorin 8 dhe 10D.

”Modeli fidik i kuq, së pari bëjmë projektin marrim leje për ndërtim pastaj zgjedhim kompaninë. Por kjo zgjat 5 vite deri te marrja e lejës, zgjedhja e kompanisë zgjat 1 vit deri 1 vit e gjysmë. Ne këtë kohë e kemi shkurtuar në 5 muaj me Behtel dhe Enka. Dhe tani ne kemi projektet urbanistike për Korridorin e 8 që fillon nga Tetova, Gostivari deri në Bojkoçan dhe projektin urbanistik nga Prilepi deri në Manastir. Ne kemi filluar edhe procesin e ç’pronsimit të tokave që është pjesë e autostradës dhe njëkohësit ç’pronsimin e trasës së autostradës, shpresoj se nga mesi i Marsit do kemi fillimin dhe ndërtimin e pjesëve të caktuara të rrugës” – tha Rustemi. /tvklan.mk/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *