Avokati i Veselit akuzon Prokurorinë Speciale: Po e komentoni punën tonë, hiqni dorë

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka folur për pretendimet e kryeprokurorit, Jack Smith ndaj mbrojtësit të Hashim Thaçi, David Hooper.

Emmerson ka thënë se pretendimet e kryeprokurorit Smith janë pretendime në keqbesim dhe se sipas tij kjo nuk është hera e parë që prokuroria sipas tij po e komenton punën e mbrojtjes, shkruan lajmi.net.

“Kam shumë për të thënë në lidhje me këtë çështje. Në këtë fazë më lejoni të them që pretendimi i zotit Smith që mbrojtja e zotit Thaçi po kërkon që të krijojë një themel provash, apo historiku të nxjerrjes së informacioneve, është pretendim në keqbesim dhe kjo nuk është hera e parë që ZPS ka shkuar në një pozicion që ka të bëj me komentimin e punës së mbrojtjes. Kjo e fundit vetëm ka reaguar në përputhje me ligjin”, tha ai.

Ai tha se krejt çka po bën mbrojtja, janë veprime konform ligjit, dhe se kryeprokurori Smith duhet të heq dorë nga pretendimet siç i ka pasur deri tash.

“Kjo është theksuar edhe në kërkesat e tjera kur është thënë se mbrojtja ka kohën e nevojshme dhe po përdor vetëm arsye. Kjo është një kërkesë e jashtëzakonshme që po parashtrohet nga Prokuroria. Siç dëgjuam  sot, ZPS po kërkon kohë më tepër që të ofrojë detyrimet e saj. Idetë që sjellja e duhur e mbrojtjes duhet të karakterizohet si lloj pengese e punës së ZPS-së është diçka e keqe për Prokurorinë, dhe do të kërkoja nga zoti Smith të hiqte dorë nga këto. Doja që të thoja që këto sugjerime, sjellje të mbrojtjes janë thjeshtë mbrojtje dhe sjellje normale që të mund të realizohet procesi i rregullt ligjor”, tha Emmerson.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *