Gjendja me Covid nëpër spitale çdo ditë po përkeqësohet, të hospitalizuar janë 835 pacientë

 Në qendrat e kovidit në spitalet e vendit është regjistruar se po mjekohen 835 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus, ndërsa në kryeqytet 592 persona. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet përgjatë vendit është 1.427 dhe ka rreth 270 shtretër të lirë në spitale në qendrat e kovidit.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 86 pacientë pozitivë dhe supsektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 60 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 35 pacientë, në Veles po mjekohen 71 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 116 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë 94 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 120, në kovid-qendrën në Gostivar 38, në Strugë 12 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 71 pacientë, në Koçan 17, në Kërçovë 17, Kavadar 73, ndërsa në Gjevgjeli 25 persona, pozitivë dhe suspektivë me koronavirus. NUmrat po ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të bëra të pacientëve.

Gjatë ditës, bëhen lëshime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej.

Në 24 orët e kaluara, 79 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Kovid në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 592 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, ka pasur 24 pranime në Klinikat interne dhe kirurgjikale në Shkup.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 16 pacientë të pranuar dhe shtatë ishin të pranuar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë pranuar 20 pacientë të rinj dhe gjashtë fëmijë janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

Në 24 orët e kaluara, 64 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Aktualisht, në Qendrat kovid në Klinikat e Mjekësisë interne dhe kirurgjikale trajtohen gjithsej 276 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 119 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtrirë 133 pacientë, përderisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët Kozle ka 36 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka 21 fëmijë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në KGJO janë të shtrirë shtatë paciente pozitive.

Gjithsej 592 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është rritur dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 60 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë.

Të gjitha repartet infektive kanë qasje me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *