Nikki Haley, sfiduesja e fundit serioze e mbetur e Donald Trump për nominimin republikan në garën për President, ka kërkuar zyrtarisht mbrojtjen e Shërbimit Sekret.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo tha për Wall Street Journal se nevojitej siguri shtesë për shkak të “çështjeve të shumta”.“Nuk do të më pengojë të bëj atë që duhet të bëj”, citohet të ketë thënë ajo për mediumin në fjalë.