Në Qeveri ka nisur takimi mes kryeministrit të sapo zgjedhur, Talat Xhaferit dhe kryeministrit në largim, Dimitar Kovaçevski. Sot edhe zyrtarisht bëhet pranim-dorëzimi i funksionit. Xhaferi do të jetë kryeministër i Qeverisë teknike në 100 ditët e ardhshme.