Lëvizja Besa vlerëson se dorëheqja e qeverisë së Kovaçevskit shënon fillimin e fundit të krimit të BDI-së dhe LSDM-së, të cilët, sipas Besës për katër vite prodhuan vetëm kazino, bastore, tenderë për familjarët shkatërrim të arsimit, dështim në zhvillimin ekonomik dhe humbjen shpresës. “Kjo Qeveri do të mbahet mend për Soravinë, zhvillimin e kumarit, pasurimin me para të qytetarëve të kompanive gruas së kryeministrit, fëmijëve dhe nipërve të Ali Ahmetit, zhvillimin e bizneseve serbe dhe ruse në vend si dhe dështimin në rrugën eurointegruese. 8 maji po vjen dhe qytetarët do të vendosin për një të ardhur me plot dinjitet dhe ardhmëri të sigurtë europiane”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.