Tashmë ish-kryeminsitri Dimitar Kovaçevski ka deponuar dorëheqjen e tij në Kuvend, përcjell TV21. I pyetur se cili është mesazhi i tij ndaj kryeministrit në ardhje, Talat Xhaferi, Kovaçevski tha se ai ka eksperiencë politike.“Shihni, Talat Xhaferi është politikan me eksperiencë, që ka eksperiencë në udhëheqjen e Kuvendit, unë erdha me eksperiencë tjetër nga udhëheqja e korporatave, kështu që stili do të jetë i ndryshëm, megjithatë shteti do ta mbajë kahjen strategjike, orientimin perëndimor, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe qeveria teknike njëjtë do të kujdeset për qytetarët , sepse ende jemi në krizë, ashtu siç bënim ne në 2 vitet e fundit”, tha Kovaçevski./tv21.tv