CNVP FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT
Uji i Trandëfilit me këtë emër njihet lokacioni turistik në Malin Sharr, në rrugën që të shpie për në
fshatin Breznë të komunës së Tearcës. Në afërsi të këtij lokacioni tashmë janë ndërtuar mbi 15 uikend
shtëpiza në një lartësi mbidetare 1200 metër. Largësia nga fshati Leshkë deri te ky lokacion është afër 6
km, ku gjysma e rrugës është e asfaltuar ndërsa një pjesë tjetër afër 1.2 km është rrugë e paasfaltuar por
e kalueshme me makina të tipit xhip. Vendi mjaft atraktiv që ofron kushte shumë të mira jo vetëm pët
turistët vendas, por edhe të huaj. Pritet që kjo qendër turistike shumë shpejt të shndërrohet në një
atraksion turistik për pamjen dhe natyrën që ka. Nga njëra anë e rrethuar me pyje të larta ndërsa nga
ana tjetër me bjeshkën. Ky prezantim bëhet në kuadër të Projektit që realizohet nga shoqata Renesansa
“ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”.