Pse BDI duhet të shkon në opozitë?!

Shkruan: Daut Emini

Po të isha këshilltarë i parë i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, do e këshilloja ta hap krahun në zgjedhje, të përcaktohet për të dalë në opozitë!? Dilemë do kisha nëse do mjaftonte një mandat katër vjeçar në opozitë apo do kishte nevojë për dy mandate, kurse jo se a duhet apo jo të kalon me vetëdëshirë në opozitë. Ka arsye reale që BDI të kalon sot në opozitë sepse nesër mund të jetë vonë! Them sot sepse BDI në 21 vite e gjysmë, prej Aktit të Themelimit më 5 qershor 2002, asnjë vit nuk ka qenë në opozitë, pa llogaritur dy vitet 2006/2008 kur Gruevski e la pa të drejtë në opozitë ndonëse i kishte fituar zgjedhjet! Dhe nga viti 2002 deri sot BDI ka qenë pjesë e pushtetit, ndërsa gjithë angazhimi i saj ka qenë brenda strukturave qeverisëse kurse angazhimi i saj në organizimin vertikal dhe horizontal të struktrave partiake ka qenë simbolike dhe thjeshtë formale.

Nëse bëhet një analizë në shtrirrjet horizontale të strukturave partiake do të përfundohet se BDI ka në funksion vetëm Kryesinë e zgjeruar dhe të ngushtë të saj. Pra, aktiv në BDI janë Kryesia e ngushtë e Partisë, deputetet, kryetarët e komunave dhe kryetarët e degëve, të cilët unë i quaj “Çaushë” të Partisë! Dhe jashtë Kryesisë qendrore të BDI-së nuk ka struktura tjera aktive në degët dhe nëndegët e saj. Kur them “nuk ka struktura tjera, pos Kryesisë qendrore”, nuk mendoj në letër, por aktive që veprojnë ne terren si struktura partiake. Nëse pyetet sot Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, nëse di ndonjë emër nga kryesitë e degeve, përveç çaushëve të tij, jam i sigurte se nuk di të thotë, aq më parë ta thotë emrin e një kryetari të nëndegës së BDI-së! Do thoni ju: Çka ka rëndësi kjo?! Po, po, ka shumë rëndësi sepse ato struktura nuk kanë ekzistuar kurrë, nuk ekzistojnë edhe sot. Ndërsa një parti serioze ka struktura aktive të partisë emrat e të cilëve janë të njohur publikisht!

Si i ka fituar BDI zgjedhjet, nëse nuk ka pasur struktura nga terreni!?

BDI-ja në 22 vitet e kaluara ka vepruar sipas parimeve të levizjes dhe kështu do të vazhdon deri sa të drejtohet nga lideri i saj, ish Komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Dhe rreth kësaj figure është krijuar miti shqiptarë. Kështu që në zgjedhje shumica apsolute e votuesve të BDI-së votojnë Ali Ahmetin kurse të tjerët në listat e BDI-së as që u interesojnë kush janë, sepse i besojnë Kryetarit të BDI-së, në të cilin kanë 100% besim! Dhe Ali Ahmetit, në fushata zgjedhore, i mjafton që të ndez motorët e çaushëve nëpër zonat përkatëse, nga Kumanova në Strugë, dhe të vihen në lëvizje fansat e çmendur të tij (Ali Ahmetit) që janë të gatshëm të vdesin edhe në zgjedhje siç kanë qenë të gatshëm të vdisnin në luftë!

Fundi i BDI-së!

Nëse Ali Ahmeti, para se të shkon në pension, nuk kalon një mandat në opozitë bashkë me fansat e çmendur, për t’i bindur se humbja dhe fitoret në zgjedhje përbëjnë dy shtylla të shëndetshme të demokracisë, rrezikon ta merr me vete ne pension edhe BDI-në!

Në opozitë krijohen struktura të shendetshme sipas parimeve demokratike, sepse pastrohen llumet që partinë e kanë parë vetëm nga ana e ineresit! Në momentin kur do merret vendimi qe BDI të kalon në opozitë do të behet ndarrja si me thikë e anëtatëve besnik dhe atyre që partinë e kanë parë si burim përfitimi personal! Nëse kjo fazë drejtohet nga vet Ali Ahmeti, BDI, por dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, do të kenë një parti serioze me struktura demokratike të shtrira në rrafshin horizontal dhe vertikal të saj. Jam i sigurte se nëse BDI kalon nëpër këto hapa do të shëndrohet në një parti të përmasave perendimore. Kjo është njëra anë e medaljes. Ndërsa ana tjetër e medaljes do të jetë e hidhur për BDI-në, nëse nuk reformohet me Ali Ahmetin në krye! Kjo sepse, sapo kryetari Ahmeti të shkon në pension dhe të largohet nga drejtimi partisë, BDI do të copëtohet në aq frakcione sa janë edhe deget e saj, nëse jo edhe më shumë! Ky do ishte fundi i hidhur i BDI-së, dhe kjo ditë nuk është e largët nëse nuk veprohet sot nga kryetari Ahmeti

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *