Opozita nuk merr pjesë në takimin koordinues me kryeparlamentarin

ADEMI NGA BDI: BOJKOTI I OPOZITËS NUK DO TË JETË I SUKSESSHËM

Lëvizja Evropiane për Ndryshim dhe VMRO-DPMNE e kanë bojkotuar sot takimin koordinues me kryetarin e parlamentit. Ky bojkotim vjen pas paralajmërimeve të LEN se nëse pushteti nuk e zgjedh anëtarin e opozitës shqiptare në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ata do të bojkotojnë punën e Kuvendit. Deputeti Fadil Zendeli tha për Klan Maqedoni se përveç këtij bojkoti, opozita do të ketë edhe aktivitete të tjera jashtë parlamentit.

“Është vazhdimësi e politikës së shumicës, domethënë që ta bllokon konsolidimin apo plotësimin e anëtarit të KSHZ-së. Një vend vakant i cili i takon opozitës shqiptare dhe që ne me ngulm si opozitë Shqiptare kemi kërkuar dhe kuptohet vazhdimisht do të kërkojmë. Pushteti disi bëhet i shurdhër ndaj kësaj kërkese, por kjo është një kërkesë e ligjshme dhe mbi bazën e kësaj kërkesë ne parashtruam se do të bëjmë bojkot parlamenti. Tashmë veç ka filluar bojkoti jonë” – tha Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

Zendeli shtoi se janë të informuara edhe institucionet ndërkobëtare të cilat janë kyçur në këtë proces për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.  Nga ana tjetër koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi mendon se bojkoti i opozitës nuk do të jetë i suksesshëm.

“Ajo çfarë dihet nga e kaluara, bojkoti nuk i ka sjell asgjë të mirë partisë politike e cila ka praktikuar një qasje të tillë në Kuvend. Duke marrë parasysh se jemi në fund të mandatit dhe se ka filluar numërimi mbrapsht në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, të rregullta parlamentare mendoj se nuk është një temë e cila vlen të diskutohet. Unë jam ithtarë i qasjeve aktive e jo bojkotuese” – tha Arbër Ademi.

Ademi shtoi se partitë politike kryesore në vend janë dakorduar për datën e zgjedhjeve në përputhje me ligjin për Qeveri. Ai potencoi se janë duke punuar sipas dinamikës së paraparë dhe deri në fund të këtij muaji do të ketë më shumë zhvillime politike që ndërlidhen me Kuvendin. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *