SPB Tetovë sot ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.
“Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat.
dyshuari, i cili gjithashtu është lënduar me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Vendi është kontrolluar nga prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.Xh. dhe M.Xh.
Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.