Ushtria e RMV-së refuzoi kërkesën e Ukrainës për ndihmë të re ushtarake


Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake.

Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, pra nga nevojat të ushtrisë së RMV-së”, theksoi Petrovska.

Megjithatë, Ministrja shtoi se është e gatshme për trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e Maqedonisë.

Për momentin, Republika e Maqedonisë së Veriut, ushtria dhe ministria mbeten të hapura, nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për trajnim të një numri shtesë të pjesëtarëve të tyre. Por në këtë moment nuk kemi njoftim, gjegjësisht nuk kemi kërkesë konkrete se sa pjesëtarë të ushtrisë ukrainase dhe çfarë lloj trajnimi do të kryhej”, tha Petrovska.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *