Aksident vdekjeprurëse në Turqi! Të paktën 11 të vdekur dhe 57 të plagosur

11 persona humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë, që i përket departamentit Marmara.

Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ndodhi në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe besohet të jetë shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën, nisi kur një makinë goditi një kamion. Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç sqaron guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz. Shtatë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa në vendngjarje ndodhen  zjarrfikëses dhe policë të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rruga për në Stamboll është e bllokuar deri më tani, sipas mediave lokale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *