Sot ka pasur tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime u tentua të vendoset në votim kandidati për anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Zylfi Adili-Qufa, përcjell TV21. Opozita kundërshtoi me revoltë, pasi sipas tyre ky vend i zbrazët në KSHZ, i takon opozitës shqiptare, respektivisht Lidhjes Europiane për Ndryshim.