Kjo është gjendja para Agjencisë për Punësim në Tetovë

Kolona njerëzish presin për marjen e vërtetimit se prindi është i papunë, përcjellë Klan M.

Këto vërtetime deri dje ishin të nevojshme në aplikimin për ndihma financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme pas shpalljes së konkursit nga Ministria e Arsimit.

Por sipas vendimit të fundit që u publikua mbrëmë MASH njoftoi se me rastin e aplikimet të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme, prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar, nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por duhet të dorëzojnë certifikatën e të gjitha llogarive personale të transaksionit për muajin paraprak si dëshmi se nuk ka të ardhura në bazë të rrogës. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *