KF Otrant-Olympik në bisedime me Besart Ibraimin dhe Valmir Nafiun!

Klubi i futbollit  Otrant-Olympik  nga  Ulkqini  që garon në Ligën e dytë të të futbollit në  Malitn e  Zi, me  përfunmdimin e sezonit  vjeshtor  nga  19 ndeshjet e zhvilluar  ka  shënuar 11  fitore, 6 barazime dhe vetëm  dy  humbje me  gol-averazh  31-17   duke  grumbulluar  39 pikë dhe është shpalluar  kampion vjeshte para  ekipit të Bokeljit  që gjithashtu ka 39 pikë.

Ky sukses i pjesë vjeshtore të ekipity  ulqinakl  ka shtuar  apetitet e drejtuesve  të klubit që të mendojnë edhe për kualifikim në elitën e futbollit malazies. Mu për këtë arsye  drejtuesit e  klubit  tanimë kanë filluar  bisedimnet  me emra  të njohur të futbollit.

Kryetari i klubit Skendo Rexha eksluzivisht për klan Maqedoni deklaroi se janë në bisedime me dy emra tënjohur të futbollit  nga Maqedonia e Veriut. “Po jemi në bisedime me   gola shënuesin më të mire në futbollin e Maqedonisë së Veriut Besart Ibraimin aktualisht  anëtar I KF Struga Trim Lum dhe me  ish  futbollistin e  Shkëndijës Valmir Nafiun  që  luan në Kosovë. Vazhdojnë bisedimet  dhe mbetet të shpresojmë”  – tha Sklendo Rexha.

 Për  cilësitë e këre  dy emra të futbollit  janë të njohur  opinion më gjerë i  futbollit, ndërsa me angazhimin eventual në ekipin e Otrant Olympik skuadra ulqinake  do të  përfitonte  shumë dhe me  siguri pa  probleme  do të arrinte synimin e drejtuesve të klubit  dhe norma të tifozëve  të këtij klubi. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *