Nesër takohen Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente nga LVV, Vjosa Osmani do të takohen nesër.

Lajmin e ka dhënë moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri derisa po zhvillohej debati me panelistë.

“Takimi do të mbahet nesër në ora 14:00”, ka thënë Panduri.

Takimin e ka konfirmuar edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.

“Natyrisht”, është përgjigjur shkurt Tahiri, derisa Panduri po jepte lajmin për këtë takim.

Kujtojmë LDK ka thënë se nuk do të ketë më takime me Alin Kurti por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike.

Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *