Po mbaron gjysmëvjetori i parë, nxënësit në Maqedoni ende pa libra

Shumë nxënës nga Ohri, por edhe bashkëmoshatarët e tyre nga mbarë Maqedonia, gjysmëvjetorin e pare po përfundojnë pa tekste shkollore, përkundër pohimeve të vazhdueshme të ministrit të Arsimit se tekstet tashmë kanë mbërritur në shkolla.

“Tekstet na mungojnë për të gjitha klasat. Mësuesit po gjinden kush si të mundet, por kjo nuk është mirë, sidomos për klasat e vogla, ku fëmijët duhet të përdorin tekste. Edhe në mësimdhënien lëndore sipas programeve të reja nevojiten tekste dhe tekstet e vjetra që përdoren prej shumë vitesh nuk janë rinovuar dhe nuk ka ku t’i marrë tekstet dhe secili ia del në mënyrën e vet”, tha Marina Gjorgoska, drejtore e SH.F “Hristo Uzunov”.

“Nxënësit nga klasa e parë mbulohen plotësisht, për të dytën dhe të tretën, ndërsa e katërta dhe e pesta janë pjesërisht. Nga tekstet e vjetra, atyre që ndjekin sistemin e vjetër arsimor rrallëherë u plotësohen tekstet. Ata përdorin tekstet e vjetra. Për klasën e gjashtë kanë arritur vetëm tekstet për shkencat natyrore, matematikën dhe maqedonishtjën, kurse lëndët e tjera nuk i kemi marrë”, u shpreh Liliana Eftimovska-drejtoreshë e SH.F “Grigor Prliçev”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *