Kryetari I komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë qëndrimit në Elbasan, është takuar me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian LLatja. Për këtë vizitë kryetari I Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka thënë se ishte kënaqësi që në Bashkinë e Elbasanit të prisja mikun tim Visar Ganiun, kryetarin e komunës së Çairit. Sipas Glendit, ky takim I hap rrugën marrëdhënieve të ngushta vëllazërore mes institucioneve tona dhe mundësive të bashkëpunimit me projekte të përbashkëta në dobi të qytetarëve tanë. Në anën tjetër edhe kryetari iI Çairit, Ganiu është shprehur shumë I kënaqur me këtë vizitë në Bashkinë e Elbasanit, respektivisht me kryetarin Gledian Llatja ku kanë shkëmbyer mendime dhe ide për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy komunave, Pra një bashkëpunim mjaft I rëndësishëm për Elbasanin dhe Çairin pritet të konkretiohet në të ardhmen kanë potencuar nga zyra e Bashkisë së Elbasanit.