A do të ngritet padi ndaj babait të Vanjas? – Përgjigjet Spasovski

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, sonte ka treguar detaje nga arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë, shkruan Alsat. Ai po ashtu ka thënë se babai i 14-vjecares është në paraburgim për 48 orë, dhe se nëse ngritet padi ndaj tij, do të informohet opinioni.

“Bëhet fjalë për njerëz të cilët nuk mund të quhen njerëz. Padi penale është ngritur për personat që kanë kryer vrasjen. Babai i viktimës është në paraburgim 48 orësh, kur të ngritët padi edhe ndaj tij ne do ju njoftojmë”, u shpreh Spasovski, i cili njëherit bëri apel që të mos tentojnë që të fitojnë poenë politikë nga ky rast.

“Kjo është shumë e dhimbshme, megjithatë është e rëndësishme që institucionet funksionuan dhe ishin efikase, por shprehim keqardhje për fundin tragjik”, u shpreh Spasovski, duke shtuar se paqen dhe stabilitetin në vend askush nuk mund ta rrezikoj.

Spasovski tha ka informacione se me kë ka kontaktuar në Maqedoni Palevski, por se këto informacione për momentin nuk mund ti ndaj me opinionin. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *