Paraburgosen Kekishev, Manev dhe Videvski – dyshohen për “rrëmbim” dhe “vrasje”

Tre personave Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Bore Videvski, të dyshuar për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, u është caktuar nga 48 orë paraburgim.. Të tre, përveç rrëmbimit, dyshohen edhe për vrasje. Gjyqtari i procedurës paraprake i ka shqiptuar këto masa vonë në mëngjesin e sotëm, pasi të tre janë sjellë në gjykatë pas mesnate, në mes të orës 1 dhe 4.

Keshishev, Manev dhe Videvski janë dërguar në burgun e Shutkës, ku do të vuajnë masën. Pas kalimit të 48 orëve, kjo masë mund të zgjatet me kërkesë të prokurorit drejtues të procedurës.

I dyshuari Velibor Manev ishte i pari që dje është paraqitur në gjykatë, i cili i pyetur nga nga gazetarët nëse e ka vrarë Vanjan, ai e ka mohuar. Ai ka heshtur për pyetjet lidhur me fajësinë dhe rrëfimin e tij, të cilat janë raportuar tashmë.

Personi i dytë, që është Bore Videvski, është sjellë përmes parkingut nëntokësor të gjykatës, pastaj përmes shkallëve është dërguar në sallën e gjyqit.

Personi i tretë, që është Vlatko Kekishev, për të cilin jozyrtarisht dihet se ka pasur përfshirjen më të madhe dhe më thelbësore, është fshehur nga publiku. Policia e solli me një furgon të Policisë së Ndërhyrjes dhe nga parkingu u dërgua me ashensor në sallën e gjyqit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *