Rustemi nga Komuna e Dollnenit: Vazhdojmë investimet në infrastrukturën rrugore

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe deputeti i zonës, Jahovski kanë vizituar Komunën e Dollnenit në Maqedoninë qendrore. Gjatë vizitës së bashku me kryetarin e Komunës së Dollnenit, Ibevski kanë inspektuar punimet në rindërtimin e rrugës që lidh dy vendbanime Rropotovë dhe Llazhanë të kësaj komune. Ky aks rrugor është në gjatësi për 5,5 km me ;rast do të bëhet zgjerimi dhe asfaltimi i saj.

Vazhdojmë me investimet në infrastrukturën rrugore në mbarë vendin, është shprehur drejtori Rustemi

“Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, deputetin Ismail Jahoski dhe kryetarin e Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski, sot kanë inspektuar punimet në rehabilitimin dhe rindërtimin e rrugës Ropotovë. – Lazhani, Komuna e  Dollnenit.
Ky aks rrugor në gjatësi  prej 5,5 kilometra do të zgjerohet dhe do të zgjerohet për gjatë gjithë gjatësisë, do të shtrohet me asfalt si dhe të vendosen mbrojtëse nga të dyja anët e rrugës
Vlera e investimit është gjithsej 53 milionë denarë, me afat të përfundimit prej nëntë muajsh.
NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdon me zbatimin e Programit Vjetor të aktiviteteve të saja në gjithë vendin, në drejtim të përmirësimit të rrjetit rrugor për të patur një zhvillim të sigurt dhe të shpejt të komunikacionit, si dhe zhvillim të ekonomisë lokale.”, kanë njoftuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *