Prej sot rikthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike në Maqedoni

Amvisëritë duke filluar prej sot në periudhën prej orës 13 deri në orën 15 përsëri do të kenë tarifë të lirë ditore të rrymës, me çka gjithsej 11 orë do të kenë në dispozicion energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga e hëna deri të shtunën dhe 24 orë të dielën.

Komisioni Rregullator për Energjinë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE) në dhjetor 2021 hoqi tarifën e lirë ditore për amvisëritë për shkak të çmimit të energjisë elektrike në bursa, e cila varionte nga 300 deri në 400 euro për megavat orë dhe gjatë ditës kur arrinte deri në 500 e 600 euro e edhe më shumë. Tash, siç thotë kryetari i KRRE Marko Bislimoski, tarifa e lirë ditore nuk kthehet për shkak të politikës, por për faktin se çmimi i energjisë elektrike në treg gjatë ditës, veçanërisht në periudhën nga marsi deri në nëntor, është dy deri tre herë më i ulët se gjatë natës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *