A e dini se produktet pyjore jodrusore të thara apo të ngrira si kërpudhat, boronicat, luleshtrydhet e egra dhe të tjera janë po aq të kërkuara në treg si ato të sapo korrura? Sidomos turistët që vijnë nga jashtë në nisje duan të marrin me vete një delikatesë që është në formë të tharë.
👉Gjatë vjeshtës mblidhen një sasi e madhe produktesh pyjore jodrusore, të cilave nuk ju garantohet tregu. Mënyra e vetme për të parandaluar kalbjen e kërpudhave ose boronicës është tharja ose ngrirja e duhur brenda 24 orëve. Produktet e magazinuara në këtë mënyrë mund të përdoren në afat të gjatë dhe popullata vendase mund të motivohet për të vazhduar mbledhjen e produkteve pyjore jodrusore.
🗣CNVP kontribuon në zhvillimin e ekonomisë lokale duke dhënë një grant për biznesin lokal Hostel Kitka (Hostel Kitka Vratnica) si pjesë e projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab Koritnik, Shar dhe Alpet Shqiptare” mbështetje financiare nga PONT , e cila ka një ide të shkëlqyer se si t’i ndihmojë grumbulluesit e produkteve pyjore jo-drunore që të përpunojnë siç duhet sasitë e grumbulluara dhe t’ua ofrojnë ato turistëve të huaj dhe vendas që vizitojnë fshatin Vratnicë dhe rajonin e Pollogskit.
#CNVP #PONT #SustainableUseOfNaturalResources #Shar #KorabKoritnik #AlbanianAlps #MeetOneGrantants #HostelKitkaVratnica #Rajoni iPologut