Samiti i OSBE-së: ”Shkupi qendra e botës” – sigurimi nga toka e ajri!

MBYLLEN RRUGË DHE BULEVARDE, PËR SHKOLLAT DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE – DITË JO PUNE

Rrugë dhe bulevarde të mbyllura në Shkup. Nga sot pasdite dhe nesër nuk do të punojnë shkollat dhe Administrata Publike. Shkupi po sigurohet nga toka dhe ajri për shkak të Samitit të OSBE-së.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut thonë se po ndërmerren masa të larta të sigurisë për të pritur 70 delegacione dhe rreth 1.000 mysafirë në Samitin e OSBE-së në Shkup.

Shkupi po sigurohet nga toka dhe ajri për shkak se parashihet shkallë e lartë e sigurisë.

MPB-ja ka njoftuar se duke filluar nga sot në ora 13.00, deri në përfundim të Samitit të OSBE-së, të enjten më 30 nëntor, do të mbyllen për qarkullim disa bulevarde dhe rrugë në Shkup.

Bëhet fjalë për Bulevardin “Ilinden” nga kryqëzimi me Bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri në kryqëzimin me Rrugën e Lubjanës dhe Bulevardin “8 Shtatori” dhe nga Kryqëzimi me Rrugën “Skupi” deri në Bulevardin “Aradhat Partizane”.

Departamenti për Siguri në trafikun rrugor ka ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin qendror të Shkupit.

MPB-ja bën thirrje që pjesëmarrësit në trafik t`i respektojnë urdhërat e policisë.

Nga sot pasdite dhe nesër për shkollat dhe administratën publike në Shkup do të jetë ditë jo pune.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *