Deklarata e përbashkët e Lëvizjes Demokratike, Lëvizjes Besa dhe Alternativës e cila do të nënshkruhet sot nga tre liderët në Tetovë përmban përcaktime strategjike dhe politike si dhe mbi to betimin për jetësimin e tyre.“Anëtarësimi në BE dhe thellimi i partneriteti me SHBA, luftë kundër krimit dhe korrupsionit në nivel kushtetues, cilësi në arsim, barazi mes dy kombeve shtet formuese që nënkupton menjanimi dhe abrogimi i definicioneve kushtetuese mbi të drejtat kombëtare, përmirësimi i standardit jetësor dhe shqyrtimi i rrogave në sektorin publik, zhvillim i barabartë rajonal dhe fokusim programor politik në kthimin e mërgimtarëve të kualifikuar”, thuhet në pikat e deklaratës së përbashkët të LEN.