Sipas mediave izraelite, shefi i Hamasit, Yahya Sinwar, kishte folur me pengjet izraelitë në gjuhën hebraike ndërsa ata mbaheshin nën tokë në Gaza pas rrëmbimit të tyre më 7 tetor.
Sinwar, udhëheqësi i Hamasit në Gaza, foli me pengjet në hebraisht në përpjekje për t’i qetësuar pasi u tërhoqën zvarrë në Gaza, raportoi Channel 12, duke cituar informacione nga një peng i liruar së fundmi.
Takimi u zhvillua në tunel, menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, ku Hamasi mori më shumë se 240 pengje, transmeton Telegrafi.
“Përshëndetje, unë jam Yahya Sinwar. Këtu jeni më të mbrojtur. Asgjë nuk do të ndodhë me ju”, i tha Sinwar grupit të pengjeve.Një peng që ishte i pranishëm ia tregoi incidentin familjes, dhe gjithashtu informoi zyrtarët e sigurisë që konfirmuan historinë.
Sipas një raporti të Haaretz, të gjithë pengjet e pranishëm që dëgjuan Sinwarin, ishin nga Nir Oz.
Sinwar mësoi hebraisht në një burg izraelit, pasi u dënua në vitin 1989 për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve që besonte se punonin me Izraelin.
Ai u dënuar katër herë me burgim të përjetshëm, por u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e ushtarit izraelit të kapur Gilad Shalit.