Liga e dytë: Besa – Teteksi, kryendeshje e javës së 13-të

Shaban Sinani

Kampionati në Ligën e dytë të futbololit , vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 13-të, ndërsa kryendeshje e kësaj jave padyshim se është ajo që do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit mes liderit në renditjen e tabelës klubi i futbollit Besa e Dobërdollit dhe Teteksi i Tetovës që në fakt është një derbi i dy skuadrave nga Pollogu. Interesimi është i jashtëzakonshëm meqë Besa vjenë pas dy fitoreve të mëdha në transfertë Pelisterit në Manastir dhe Ohrit në “Biljanini Izvori”. Kapiteni i skuadrës të KF Besa, Xhemali Esati pas senacës së fundit stërvitore, për KlanMaqedoni, deklaroi “Pas dy fitoreve shumë të rëndësishme ku kemi luajtur si mysafirër i kthehemi në shtëpi ku synojmë tri pikët e reja për ta vazhduar serinë positive. Do jetë lojë e vështirë por tre pikët janë qëllimi jonë. Pres përkrahjen e tifozëve tanë të flaktë për të festuar fitoren e radjhës“ deklaroi kapiteni Xhemali Esati Ndeshje e rëndësishme zhvillohet edhe në stadikumin e Reçicës së Madhe aty ku do të përballen Arsimi i Çegranit dhe Pobeda e Prilepit. Në Manastir, Pelisteri është nikoqire e Bashkimit, ndërsa Detonit Pllaçkovica përballet e me Ohrin. Të gjitha ndeshjet e javës së 13-të zhvillohen të shtunën me fillim në orën 13:00 Në xhiron e 13-të, më 25 nëntor (e shtunë), takohen: Arsimi – Pobeda, Besa – Teteksi, Detonit Pllaçkovica – Ohri, Skopje – Osogova, Karormani – Novaci, Kozhufi – Kamenica Sasa, Pelisteri – Bashkimi, Vardari – Bellasica ./KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *