Samiti i Diasporës shqiptare, Ali Ahmeti: Ballkani Perëndimor është djepi i Europës

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani kanë marrë pjesë në edicioni e tretë të Samitit të Diasporës i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në këtë samit marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq dhe të ftuar të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij ka folur për kontributin e mërgatës shqiptare në të gjitha zhvillimet kombëtare shqiptare, që nga ilegaliteti e deri te pavarësia e Kosovës dhe aspiratat e shqiptarëve për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian (BE).

“Unë jam dhe kam qenë mërgimtar. Ne na kanë shërbyer dy porosi të rilindasve kombëtare, Jeronim De Radës “Gjaku i arbrit po rrjedh” – dhe po shihet se porosia e Jeronim De Radës është gjallë se këtu në ketë sallë janë arbëreshët, janë të gjithë mërgimtarët shqiptarë. Porosia e dytë është e Asdrenit, që i ligjëroi me aq përkushtim Kosovës: “Veç armë dhe ca bukë”, bukën dhe armët na e i dha nëna (Shqipëria). Çdo ushtar ka lëvizur mbi trupin e kësaj nëne – dhe sot Kosova është shtet i mëvetësishëm, Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shtet-formues me të gjitha vlerat që I takojnë një kombi, me flamur, gjuhë, universitete… Shqiptarët në Mal të zi, mbase nuk do të kishim ëndërruar se do të ketë një kryeministër shqiptar – Drtitan Abazoviqin”, tha Ahmeti në fjalën e tij.

Prandaj, theksoi në fjalën e tij kreu i BDI-së, e pazëvendësueshme ka qenë mërgata shqiptare historikisht, që nga Bukureshti, Stambolli, Egjipti dhe më në fund më e reja, por e larë me gjak, ajo e Europës që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, e cila kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *