ASH-ja KA KAPACITETE TË TJETË PJESË E KOALICIONIT EVROPIAN
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duket se ka pranuar që gjatë Majit 2024 të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare me një termin, njofton KlanM.
Kjo, sic percjell KlanM, praktikisht i bie që më 8 Maj të mbahen zgjedhjet parlamentare bashkë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dy javë më herët do të jetë rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
“Vlerësoj se ka hapësirë të mjaftueshme në Maj që të organizohen zgjedhjet, në terminin e tyre të rregullt, kurse për qëndrimet përfundimtare të partive do të njoftojmë atëherë kur të arrihet konsensusi I gjerë në suaza të Parlamentit” – deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se ende po bisedohet me BDI-në për zyrtarizimin e koalicionit të ri evropian, me të cilin planifikojnë ta sfidojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme.
“Me BDI-në kemi marrëveshje të qartë koalicioni që ishte publikuar në vitin 2020 dhe ndajmë vlera të njëjta lidhur me anëtarësimin në BE. Qëllimi i frontit të gjerë që do ta promovojë këtë ide është cështja kyce që do t`i bashkojë partitë në zgjedhjet e ardhshme” – tha Kovaçevski.
Kryeministri, sic njofton KlanM, vlerëson se vlera të këtilla ka edhe në ASH, duke shpresuar se Taravari do t`i bashkangjitet koalicionit, përkundër qëndrimit partiak se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm.
“Vlerësoj se ASH-ja ka kapacitetin për të biseduar për këto tema, duke marrë parasysh potencialin kadrovik dhe përcaktimet programore dhe mendoj se në këtë bazë mund të zhvillohen bisedimet lidhur me koalicionet e ardhshme për zgjedhjet” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.