Qeveria e Maqedonisë së Veriut, do të mbajë seancën e saj të rregullt të 57-të me radhë.
Mes pikave që pritet të diskutohet, është edhe informacioni për realizimin e projektit – ndërtimi i qendrës kulturore-arsimore në Tetovë me teatër dhe bibliotekë të re.
Në seancë, do të diskutohet edhe për pikat si:– Formimi i Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal,
– Aktivitetet e realizuara për personat me përkujdesje të përkohshme dhe mundësitë e krijuara për strehim të pavarur
– Raportin për punën e Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sekretit civil në vitin 2020,
– Raportin vjetor për punën e Qendrës Koordinative Nacionale për menaxhim kufitar.
-Informacioni për Këshillat lokalë të të rinjve në Njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Informacioni për emërimin e një nëpunësi për të rinjtë në organet e administratës shtetërore dhe Njësitë e vetëqeverisjes lokale./TV21