Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, thotë se koalicioni me ASh-në është i shkëlqyer. Sipas Grubit, bashkëpunimi madje duhet të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët i kemi të shkëlqyera. Me tre ministrat, me zëvendësministrat, me drejtorët, me zëvendësdrejtorët dhe na bashkon ideja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke i avancuar këto përpjekje të përbashkëta edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Nuk shoh ndonjë arsye, nuk e di kontekstin që z.Taravari e ka thënë, por jemi një muaj, dy, para Qeverisë teknike në të cilën do të fillojmë përgatitjet për zgjedhje.”, – theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Grubi njëherit ka kritikuar opozitën shqiptare se me qëndrimet që paraqet, siç është kërkesa për dorëheqjen e tij, “vetëm përkthen komunikatat e VMRO-DPMNE-së”