Titanik 2 po shpëton nga fundosja! Edhe një lëndë penale po vjetërsohet, edhe për një
vepër penale lirohet nga aktakuza dhe ndjekja penale Sasho Mijallkov e gjithë kjo falë
ndryshimeve të Kodit Penal që pushteti aktual i udhëhequr nga LSDM dhe BDI i bënë duke
keqpërdorur flamurin evropian kinse po bëjnë harmonizimin e legjislacionit të brendshëm
me direktivat e BE-së.
Paralajmërimet e Lëvizjes Besa dhe opozitës shqiptare çdo ditë e më shumë vetëm se
vërtetohen. Atëher kur ne thonim se ndryshimet e KODIT PENAL bëhen me qëllim
amnestimin dhe vjetërsimin e veprave penale të kriminelëve të cilët keqpërdoren pronën
publike, manipuluan me vullnetin e qytetarit dhe përvetësuan çdo gjë çka i takonte
qytetarit, përfaqësues të pushtetit po tentonin të na mbushin mendjen se ndryshimi i kodit
penal bëhet me qëllim të harmonizimit të tij me direktivat dhe legjislacionin e Bashkimit
Europian. Se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet flet edhe vetë raporti i Komisonit
Europian dhe përfaqësues të BE-së të cilët në mënyrë të qartë deklaruan se me miratimin e
ndryshimeve të kodit penal është keqpërdorur flamuri evropian.
Me këto veprime këta që erdhën në pushtet duke deklaruar se ‘pa drejtësi nuk ka paqe’,
‘burg për kryesit e veprave penale’ dhe se do të vendosin numërues në qendër të Shkupit i
cili do të numëroj paratë e vjedhura të cilat do të kthehen tek qytetari po e fundosin
“Titanikun“ e drejtësisë për të shpëtuar krimin dhe korrupsionin.
Të dashur qytetarë, kjo nuk është e gjitha. Përveç lirimit nga aktakuzat dhe ndjekja penale,
qytetarët e këtij vendi, të gjithë ne, do të duhet që Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Mile
Janakievskit, Gordana Jankullovskës dhe të tjerëve si ata tu paguajnë dëmshpërblim për
kohën që kanë kaluar në paraburgim për këto vepra penale ndjekja e të cilave po
vjetërsohet si rrjedhojë e ndryshimeve të Kodit Penal. Andaj vlerësojmë se që të mundet të
konsiderohet si i kompletuar misioni i kësaj qeverie, këtij pushteti nuk i ka ngelur asgjë
tjetër përveç që të shpall personat e lartpërmendur si ‘heronj’ dhe ti dëmshpërblej ata.
Mirëpo, pas goditjes që morri kjo qeveri nga Komisioni Evropian e cila me tone të ashpra ka
reaguar ndaj keqpërdorimit të flamurit Evropian, do të pasojë goditja nga qytetarët të cilët
me votën e tyre do ta dënojnë keqqeverisjen e këtij pushteti dhe do të kërkojnë përgjegjësi.
Nga frika e humbjes së pushtetit kjo qeveri për çdo ditë në emër të flamurit të BE-së, po
liron nga akuzat zyrtarët të cilët kanë keqpërdorur paratë e taksapaguesve, duke dëshmuar
se ata nuk punojnë për integrimin e vendit në BE, por po punojnë për të shpëtuar veten dhe
krimin e tyre.
Vlersojmë se vendit i duhen sa më parë dhe sa më shpejt Zgjedhje me qëllim të largimit të
kësaj kaste të koruptuar politike.