I pyetur mbi mundësinë që Ali Ahmeti postin e kryeministrit të parë shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë t’ia jep Aleancës për Shqiptarët, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se BDI në krye me Ahmetin janë të gatshëm të japin gjithçka vetëm për të mbijetuar politikisht.“Këtë nuk e shoh ndryshe ku z.Ahmeti dhe BDI janë në gjendje gjithçka të japin, vetëm për të mbijetuar politikisht. Kur janë në gjendje dmth të bashkëpunojnë dhe shpresën ta shohin te Gruevski, nuk më habisin aspak këto akrobacione tjera politike”. theksoi Mexhiti./tv21.tv