Përzgjedhësi i Përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do t’i llogarisë për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Italisë me 17 nëntor në Romë dhe kundër Anglisë me 20 nëntor në Shkup.
Në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të ciklit eliminator janë përfshirë 25 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre edhe shtatë shqiptarë.
Shqiptarët e ftuar për këto dy ndeshje janë: Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci.
Risi në listën e Maqedonisë është rikthimi i mesfushorit, Tihomir Kostadinov.
Grumbullimi zyrtar i reprezentuesve të Maqedonisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Anglisë është caktuar për më 13 nëntor në Hotel Hilton në Shkup.