Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (08.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë janë regjistruar 220 shkelje të rregullave të komunikacionit, shkruan Alsat.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 220 gjoba, nga të cilat 21 për tejkalim të shpejtësisë, 26 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 22 për mosvënien e rripit të sigurimit. Janë shqiptuare dhe 12 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër për kalim në semafor të mbyllur, tre masa për vozitës fillestar…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.