PRITET EVAKUIMI EDHE I DY SHTETASVE TJERË
Familja Skaik, pas një kohe të gjatë u evakuua e sigurt nga Gaza, dhe nga sot është e sigurtë në vend – thotë Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, I cili në Facebook ka publikuar edhe fotografi nga pritja e kësaj familjeje në kabinetin e tij.
Evakuimi nga Gaza paraqet një sfidë të veçantë diplomatike dhe mbi të gjitha konsullore, duke pasur parasysh situatën komplekse të sigurisë në atë rajon , thotë Ministri Osmani, duke falënderuare veçanërisht diplomatët në ambasadat e RMV-së në Kajro dhe Tel Aviv, të cilët ishin në kontakt të vazhdueshëm si me familjen ashtu edhe me autoritetet në Egjipt dhe Izrael.
”Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila ndihmoi në transferimin e tyre në Shkup, si dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht Qendrës për Punë Sociale në Shkup, për organizimin e akomodimit. Tashmë të gjitha përpjekjet janë përqendruar në nxjerrjen e dy shtetasve tanë të tjerë, një çifti të martuar, evakuimin e të cilëve e pres së shpejti” – ka shkruar Bujar Osmani.
Ndryshe, me hapjen e vendkalimit kufitar Rafah në kufirin Gazë – Egjipt, Ministria e Jashtme, njoftoi se në listat e evakuimit janë vënë edhe shtetasit e RMV-së që kanë qenë në Gazë. Evakuimi I dy shtetasve tjerë do të bëhet konform situatës në terren. /KlanMacedonia/