Mali Sharr vihet nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e Ligjit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ka bere te ditur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një VENDIM për mbrojtjen e përkohshme të pjesës së Malit Sharr për të cilën procedura për shpalljen për zonë të mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar është në zhvillim e sipër.Mbrojtja e përkohshme e zonës së cilës i referohet Vendimi zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë një pjesë të Malit Sharr, park kombëtar. Si kujtesë, Projektligji është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procedura parlamentare për miratimin e tij pritet të fillojë së shpejti.Me miratimin e këtij ligji, vendi ynë do të ketë parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2% e territorit të përgjithshëm ka thënë ai.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *