Futbollisti Lorik Cana nëpërmjet emisionit Click Plus i bëri thirrje diasporës së Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet. Cana regjistrimin e popullsisë e krahason me lojën e futbollit.
“Secili si individ që e ka këtë mundësi të regjistrimit ta bëjë. Nëse secili prej nesh mendon se mund të bëjë diferencë si çdo lojtar i një skuadre, nëse ai e bën pjesën e tij të punës atëherë në fund ekipi jonë ka për t’i arritur qëllimet”, tha Lorik Cana në Click Plus në TV21.